Sot në Tiranë do të mbahet takimi i Këshillit të Stabilizim Asocimit mes BE dhe Shqipërisë. Në kuadër të këtij takimi mbërritën dje në Tiranë dy zyrtarët e lartë të Bashkimit Europian, Josep Borrell dhe komisioneri europian Oliver Varhelyi.
Pas Këshillit, Përfaqësuesi i Lartë Borrell, kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri Várhelyi do të mbajnë rreth orës 12:00 një konferencë të përbashkët për shtyp.
Në Kryesinë e Kuvendit do të mbahet një takim i Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, ku i pranishëm do të jetë edhe Várhelyi, i cili do të mbajë një fjalim.