Demokratët e drejtuar nga Sali Berisha do të mbledhin të martën Këshillin Kombëtar.
“Pershendetje te nderuar! Ditën e martë, 5 mars, ora 16.30 do të zhvillojmë mbledhjen e Këshillit Kombëtar. Në rend dite çeshtje të organizimit të PD,” ky është mesazhi që u ka mbërritur anëtarëve të këshillit pak minuta më parë. Ende nuk dihen më shumë detaje, por mbetet për tu parë nëse në këtë mbledhje do të ndryshohet apo jo statuti për ti dhënë mundësi Gazment Bardhit të bëhet nënkryetari i 3 i PD, së drejtuar nga Sali Berisha.
Gjithashtu mbetet për tu parë nëse një pjesë e grupit të deputetëve të Bardhit do të hyjnë në kryesi. Pak ditë më parë Gazment Bardhi e deputetët që e mbështesin morën pjesë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar duke njohur Sali Berishën si kryetarin e PD dhe organet e zgjedhura prej tij.
