Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mbolli kanabis në parcelën me misër, zbulohet dhe arrestohet kultivuesi, nën hetim gruaja e tij

13:58 / July 20, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
shkoder kanabis
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bimë narkotike kanabis sativa janë zbuluar në Fushë-Milot të Kurbinit gjatë një operacioni policor të koduar “Koordinata”.

Sipas policisë, 50 bimët e kanabisit ishte fshehur mes një parcele misri.

Në lidhje me këtë aktivitet të paligjshëm, është arrestuar 34-vjeçari A.P., i cili u kap në flagrancë duke ujitur bimët narkotike.

Ndërsa është vënë nën hetim edhe gruaja e tij E.P. 26 vjeç, pasi dyshohet se ka patur dijeni për aktivitetin e paligjshëm të bimëve narkotike.

Bimët e kanabisit u asgjësuan duke u djegur.

Njoftimi i Policisë së Kurbinit:

Kurbin / Vijon operacioni policor antikanabis i koduar “Koordinata”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit, në një parcelë në Fushë-Milot, janë gjetur dhe asgjësuar 50 bimë narkotike cannabis sativa.

Autori i dyshuar, shtetasi A. P., 34 vjeç, u kap në flagrancë duke u përkujdesur për bimët.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin, si rezultat i kontrolleve dhe hetimeve të kryera me metoda proaktive, në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të territorit, në Fushë-Milot, Njësia Administrative Milot, u zbulua një parcelë me 50 bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa, të kultivuara ndërmjet një kulture misri.

Bimët u asgjësuan me anë të djegies, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjatë ndërhyrjes, në parcelë u kap në flagrancë shtetasi A. P., i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori, për veprime të mëtejshme, për bashkëshorten e tij, shtetasen E. P., 26 vjeçe, pasi dyshohet se ka qenë në dijeni dhe bashkëpunim në këtë veprimtari të kundërligjshme.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

Operacioni policor antikanabis “Koordinata” vijon, pa ndërprerje, në të gjithë territorin e vendit.

arrestohet fushe milot gruaja Kanabis kultivoi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.