Kryeministri Edi Rama ka postuar foto nga festimet e kryera në kuadër të 28-29 nëntorit, dy ngjarje të rëndësishme historike për kombin shqiptar, 112-vjetori i shpalljes së Pavarësisë, si dhe 80-vjetori i Çlirimit. Kreu i qeverisë ka publikuar foto nga ceremonia shtetërore e pritjes në Presidencë nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj, mbrëmjen e djeshme me rastin e 112-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.
Postimi i Ramës
FotoALBUMI i mbrëmjes së Pavarësisë dhe mëngjesit të Çlirimit.
Po, edhè hâna do t’a dijë,
Edhè dielli do t’két pá,
Se për qark ksaj rrokullije,
Si Shqypnija ‘i vend nuk ká !
Rrnosh e kjosh, prá moj Shqypní,
Rrnosh e kjosh gjithmonë si vera,
E me dije e me Lirí
Për jetë t’jetës të rrnoftë tý nder
