Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Mbrëmje Gala nga FSHF-ja për të kurorëzuar protagonistët e futbollit shqiptar të vitit 2023

13:37 / December 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mbremja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë më datë 18 dhjetor Mbrëmjen Gala, e kthyer tashmë në një traditë nga FSHF që i dedikohet protagonistëve kryesorë të futbollit të cilët kanë spikatur me paraqitjet e tyre në fushën e lojës gjatë vitit 2023.

Do të jetë e gjitha një mbrëmje festive e pasur edhe me program artistik në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit, që do t’i dedikohet futbollit vendas dhe Kombëtares kuqezi që mbylli një edicion fantastik kualifikues, me objektivin e arritur finalet e Europianit “Gjermani 2024”.

Në këtë mbrëmje FSHF do të akordojë çmime të rëndësishme të dedikuar për protagonistët e këtij viti, teksa nuk do të mungojnë edhe të ftuar special, personalitete ndërkombëtare, figura të mëdha futbolli, përfaqësues nga bota akademike, ajo politike, e artit, medias dhe kolegë e miq të Federatave të tjera.

Gjithashtu, do të ripërshkruhen momentet magjike dhe arritjet e jashtëzakonshme të futbollit shqiptar në vitin 2023, që nga ai vendas, Kombëtarja kuqezi e deri te projektet më të rëndësishme të FSHF që kanë marrë jetë gjatë këtij viti.

Fituesit e çmimeve janë përzgjedhur nga vetë protagonistët e futbollit shqiptar pas një procesi të gjatë e transparent të udhëhequr nga FSHF. Një çmim i veçantë do të jepet për ekipin Kombëtar që arriti një sukses të jashtëzakonshëm duke u kualifikuar për herë të dytë në histori në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”.

Lista e çmimeve

Talentja e Vitit 2023
Talenti i Vitit 2023
Këpuca e Artë (për vajza 2023)
Këpuca e Artë 2023
Arbitri i Vitit 2023
Trajneri i Vitit 2023
Formacioni i vitit 2023
⁠Topi i Artë 2023
Topi i Artë 2023 (për vajza)

FSHF
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Historia e Denni Xhepës, flamurtarit të Shqipërisë në Lojërat Dimërore: 30 vite më parë babai erdhi në Itali me një anije

08:42 / February 7, 2026

Nisin sot Lojërat Olimpike Dimërore Milano-Kortina, Shqipëria përfaqësohet nga katër skiatorë

09:34 / February 6, 2026

Sjelljet e tifozëve në ndeshjet respektive, Komisioni i Disiplinës në FSHF gjobit Elbasanin dhe Vllazninë! “E pëson” edhe trajneri i Egnatias

21:19 / February 5, 2026

Momenti më i komentuar në rrjetet sociale, boksierit i bie parukja gjatë ndeshjes

15:59 / February 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.