“Mbretëresha” e re e Britanisë së Madhe, tashmë ka logot e saja. Buckingham Palace ka zbuluar logon e re të Camilla-s.
Mediat britanike bëjnë të ditur se ajo është projektuar nga Ewan Clayton, që kombinon shkronjat “C” dhe “R” fillestare të Camilla-s për Regina, fjala latine për mbretëreshën. Logoja e re do të përdoret nga Camilla në letra personale, karta dhe dhurata.
Buckingham Palace shtoi se simboli i ri do të përdoret në kryqin e Bashkëshortes Mbretëreshë, të cilin ajo do ta vendosë në “Field of Remembrance” të enjten në Westminster Abbey.