Meghan Markle dhe Princi Harry janë “ftuar” të ribashkohen me familjen mbretërore për një paraqitje në ballkonin ikonik të pallatit Buckingham.
Tabloidi britanik bën me dije se Mbretëresha Elizabeth II dëshiron që çifti të marrë pjesë në festimet e saj të 70-vjetorit të fronëzimit. Ndërkohë thuhet se nëse Duka dhe Dukesha e Sussex vendosin të udhëtojnë për festimet në Qershor, ata nuk do të kenë një “rol formal”.
Megjithatë, do të shfaqeshin në disa ngjarje, duke përfshirë një shërbim falënderimi në Katedralen e Shën Palit për nder të 70-vjetorit të Mbretëreshës Elizabeth.
Publikimi më tej raportoi se ndërsa prania e tyre “do të thotë shumë për Madhërinë e saj”, e cila do të sillte një “ribashkim” nga të dyja palët mes tensioneve të vazhdueshme. Sakaq, pallati Kensington nuk ka reaguar ende në lidhje me saktësinë e raportit.
Princ Harry së fundmi zbuloi disa nga detajet nga biseda private që pati me gjyshen e tij, 95 vjeçe, përpara Lojërave Invictus gjatë fundjavës. Ai dhe Markle, bënë një vizitë të shpejtë te Mbretëresha dhe Princi Charles përpara se të udhëtonin në Europën kontinentale.