Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që mos të festohej ditëlindja e mbretëreshës, por ja që pandemia i vuri drynin festimeve. Mbushi 94 vjeçe më 21 prill dhe si traditë festimet zyrtare zhvillohen në qershor.
Mbretëresha Elizabeth është e vendosur mos të heqë dorë, dhe pavarësisht izolimit të forcuar larg Pallatit Bukingam, donte me çdo kusht që të celebrohej, edhe pse jo formacion të plotë të “Trooping The Colour”, por me një ceremoni të vakët parade të reduktuar.
Nuk ishin pjesëtarët e familjes mbretërore, por në Windsor pati vetëm një numër të kufizuar të ftuarish, rojet dhe disa përfaqësues të bandës ushtarake.