36-vjeçari Klodjan Copja, është shqiptari i parë i dënuar në Angli që do të ekstradohet në Shqipëri, si pjesë e marrëveshjes së shkëmbimit të të burgosurve. Ai do të vijojë burgimin prej 17 vitesh të mbetura në Shqipëri.
Ai u arrestua në Greqi në Mars të vitit 2017, për t’u ekstraduar drejt Mbretërisë së Bashkuar ku dhe u burgos si pjesë një rrjet trafikimi kokaine në Londër. Sipas mediave britanike, Çopja akuzohej për importimin e një sasie kokaine me vlerë 60 milionë paund drejt Mbretërisë së Bashkuar.
Hetuesit thonë se paratë e drogës investoheshin në Elbasan prandaj në shkurt 2020, OFL-ja nisi verifikimin e pasurisë duke i kërkuar të verifikonte burimin e të ardhurave.