Kryeministri Edi Rama ka uruar boksierin shqiptar Florian Marku për fitoren mbrëmjen e sotme në “Air Albania” kundër rivalit meksikan, Miguel Parra Ramirez.
Menjëherë pas triumfit, kreu i qeverisë publikoi një foto të Markut, duke e quajtur “mbreti shqiptar”.
Dy ditë më parë kryeministri Rama e priti Markun në zyrën e tij, ku nuk mungoi shkëmbimi i batutave mes tyre.