Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Mbrojnë trurin dhe forcojnë zemrën, ja cilat janë frutat më të shëndetshme sipas dietologëve

20:38 / February 28, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
frutat e zemres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sipas udhëzimeve qeveritare, frutat, së bashku me perimet, duhet të përbëjnë bazën e dietës tuaj. Megjithatë, realiteti është që vetëm 12% e të rriturve përmbushin rekomandimin prej 1 e 1/2 deri në 2 gota fruta (ose ekuivalenti) çdo ditë. Nuk ka dyshim që frutat janë të shëndetshme. Ato janë të ngarkuara me fibra, vitamina dhe minerale të domosdoshme, antioksidantë dhe substanca të tjera mbrojtëse që mbrojnë kundër sëmundjeve kronike, nga sëmundjet e zemrës te kanceri, tek çrregullimet e humorit si depresioni dhe ankthi. Por nëse jeni duke kërkuar frutat më të shëndetshme për shëndetin, ja disa me përfitime të mbështetura shkencërisht të impresionueshme.

Cili është fruti më i shëndetshëm?

Boronica merr titullin e frutit më të shëndetshëm. Ngjyra e këtij fruti, vlerat ushqyese ndikojnë direkt në shëndetin e atyre që i konsumojnë. Për më tepër, falë efektit antioksidues, ato ulin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2. Boronicat përmirësojnë gjithashtu aftësinë njohëse dhe forcojnë trurin. Ky frut ndihmon edhe që të mbani një peshë normale, ndërsa falë përbërësit të njohur si antocianinë, ai ul masën yndyrore në trup nga 3 për qind deri në 9 për qind.

10 frutat më të shëndetshme sipas dietologëve

Ka një botë të tërë frutash për t’u eksploruar, kështu që, ndërsa boronicat janë në vend të parë, nuk ka arsye që të injoroni frutat e tjera, falë vetive të shumta ushqyese. Ja cilat janë frutat më të mira:

Luleshtrydhe. Tetë luleshtrydhe në ditë japin të gjithë vitaminën C që ju nevojitet. Vitamina C është një anti-oksidant i përfshirë në funksionin imunitar dhe prodhimin e kolagjenit.

Mjedrat. Një filxhan me mjedra përmban nga 25 deri në 38 gramë fibra. Ato gjithashtu furnizojnë trupin me lëndë ushqyese kryesore si magnez, kalium dhe vitaminë C.

Shalqiri. Shalqiri mund të ketë shije të ëmbël, por një filxhan me këtë frut të lëngshëm ka më pak sheqer natyral se e njëjta pjesë e shumë frutave të tjera. Shalqiri dhe lëngu i këtij fruti zvogëlojnë dhimbjen e muskujve pas ushtrimeve.

Kumbullat e thata. Shumë njerëz mendojnë për kumbullat e thata dhe ndikimin e tyre në procesin e tretjes, por efekti i tyre në shëndetin e kockave është po kaq i rëndësishëm.

Kivi. Përveç furnizimit me vitaminë C, kivi ndikon në cilësinë e gjumit, tretjes dhe humorin e mirë.

Qershitë. Studimet tregojnë se qershitë ndihmojnë në reduktimin e inflamacionit dhe faktorëve të stresit duke çuar në një përmirësim të gjendjes suaj të përgjithshme.

Banane. Bananet konsiderohen si një nga frutat më të shëndetshme sepse kanë një mori lëndësh ushqyese, duke përfshirë fibra, kalium, magnez dhe vitaminë.

Molla. Përveç fibrave, mollët përmbajnë antioksidantë të fuqishëm. Një mollë në ditë ul presionin e gjakut, kolesterolin dhe inflamacionin.

Rrushi. Ky frut është një “armë” e shkëlqyer kundër kancerit, ndërsa falë vitaminës C ndikon në prodhimin e kolagjenit dhe shëndetin e lëkurës.

Shega. Lëngu i shegës ndikon në përmirësimin e kujtesës, mbrojtjen kundër kancerit, uljen e presionit të gjakut dhe më pak dhimbje muskujsh pas stërvitjes.

frutat mbrojne zemres
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Si ndikon gjumi i pamjaftueshëm në shëndet

22:00 / February 4, 2026

Shqipëria në prag të një pandemie të dytë? Sa i rrezikshëm është virusi Nipah, daton që prej ‘98-ës…

11:07 / February 3, 2026

Pesticidet kërcënojnë zinxhirin ushqimor

10:52 / February 3, 2026

BE vendos një limit për toksinat pas tërheqjes së qumështit formulë nga tregu

09:32 / February 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.