Këshilltari i Presidencës ukrainase, Mykhailo Podoliak, ka deklaruar se raundi i sotëm i negociatave mes Kievit dhe Moskës është mbyllur pa arritur ndonjë marrëveshje.
Përmes një postimi në Twitter ai bën me dije se procesi negociues është shumë ivështirë pasi ka kontradita themelore mospajtimi nga të dyja palët.
Podoliak thekson se negociatat do të vijojnë ditën e nesërme.
“Vazhdojmë nesër. Një proces shumë i vështirë negociues. Ka kontradikta themelore. Por sigurisht që ka vend për kompromis. Gjatë pushimit do të vijojë puna në nëngrupe…”, shkruan Podoliak në Twitter.