COVID-19 mbyll dy qendra shëndetësore në Libohovë. Lajmi bëhet i ditur nga Inspektorati Shëndetësor Shtetëror Gjirokastër, i cili ka mbyllur përkohësisht dy qendrat shëndetësore në Bashkinë e Libohovës, pasi 4 infermiere dhe një recepsioniste kanë rezultuar të prekur me koronavirus.
Ndërkaq edhe në universitetin “Eqrem Çabej” janë kyçur dy zyra të administratës pasi një punonjës rezulton me Covid.