Sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suella Braverman, një emigrante nga India, e vendosur për të bllokuar emigrantët e paligjshëm në Angli, firmosi marrëveshjen e bujshme me ministrin e brendshëm francez, Gerald Darmanin. Marrëveshja u firmos mëngjesin e kësaj të hëne në Paris.
Britania e Madhe dhe Franca arritën një marrëveshje të re që synon t’i japë fund kalimeve të emigrantëve të paligjshëm për në ishull përmes kanalit të La Manshit.
Marrëveshja shoqërohet me një paketë 63 milionë paund për autoritetet franceze, të cilat do të shtojnë patrullimet në plazhet nga ku nisen emigrantët.
Britania dhe Franca kanë rënë dakord të rrisin bashkëpunimin për këtë çështje me partnerët evropianë, me një takim që do të planifikohet sa më shpejt të jetë e mundur.