Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Euro 2024

Mbyllet pjesa e parë, Laçi shtang Kroacinë

15:58 / June 19, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
448823304 1027841042039000 3667882065499155750 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Është mbyllur pjesa e parë me Kroacinë. Jemi 1-0 për Shqipërinë, me një gol nga Qazim Laçi në minutën e 11-të. Ndeshje shumë e fortë deri në këto momente. Qazim Laçi zhbllokoi shifrat pas 11 minutash lojë, duke mposhtur me kokë Livakovic. Pas krosimit të Asanit, mesfushori nuk gaboi nga pranë portës. Një fitore sot, do i jepte mundësinë Shqipërisë, për të shpresuar te kalimi i grupit, si një nga vendet e treta më të mira.

Ndeshja minutë pas minute:

Lexo edhe :

Related Posts

  • croatia v albania group b uefa euro 2024
    EURO 2024/ Shqipëria nuk mposhtet lehtë në Hamburg. Gjasula i dha barazimin kuqezinjve kundër Kroacisë
  • kombetarja 1
    Humbi me Italinë dhe barazoi me Kroacinë, ja çfarë i duhet Shqipërisë për t’u kualifikuar nga grupet
  • tranjeri
    Tranjeri Sylvinho flet për përballjen e radhës me Spanjën: Dueli me Kroacinë do të mbetet gjatë në memorie

Mbyllet pjesa e parë.

45+1’- Mundësi shumë e mirë për Manajt, që gjuan me kokë pas krosimit të Hysajt, por Livakovic pret gjithçka.

45′– Akordohet 1 minutë shtesë.

43’- Gjimshiti fiton duelin me Majer në zonë, pas një krosimi të ardhur nga djathta.

41- Bajrami nis një aksion të shpejtë dhe pason te Manaj. Sulmuesi i Shqipërisë, ndalet në mënyrë të parregullt në mesfushë.

38’- Vertikalizim i shkëlqyer për Manajn, por sulmuesi nuk e ndal dot topin.

37’- Manaj kthen një top në vështirësi. Mitaj më lëvizje të shkëlqyer, fiton faull.

35’- Rrezik për Shqipërinë. Kroacia fiton goditje dënimi nga e djathta. Kroson Modric, grushton Strakosha.

31’- E pabesueshme çfarë rasti ka humbur Kristjan Asllani. Pas një pasimi të marrë nga Asani, mesfushori shfaqet i vetëm me portierin, por Livakovic, bën heroin duke ndalur gjuajtjen.

29’- Shans i artë për kuqezinjtë. Hysaj përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe lëshon një gjuajtje me të majtën, por topi shkon jashtë.

28’– Goditje dënimi për Shqipërinë në afërsi të zonës. Asllani kroson për Gjimshitin, por topi është shumë i fortë.

27’- Majer kroson me të majtën në zonë. Provon Petkovic me kokë, por nuk ka rrezik për Strakoshën, me topin që shkon mbi traun e portës.

26’– Berat Gjimshiti rrëmben një top në mesfushë. Ndalet aksioni për faull.

24’– Hysaj largon një top të rrezikshëm me kokë. Aksioni ndalet për faull të Perisic ndaj Asanit.

19’- Mundësi e artë për Bajramin, që ndalet në momentin e fundit e Sutalo. Vendimtare ndërhyrja e mbrojtësit.

16’- Protesta të ashpra për një ndërhyrje ndaj Laçit në zonë. Kërkohet penallti të Shqipëria, arbitri vazhdon lojën.

15’- Tjetër mundësi e mirë për Shqipërinë. Nedim Bajrami provon me një gjuajtje në hyrje të zonës, por devijohet në goditje këndi.

11’- Goooooool Shqipëria 0-1! Shpërthen festa në Hamburg. Qazim Laçi, shfrytëzon në mënyrë të shkëlqyer në zonë dhe zhbllokon sfidën, pasi asistit të Asanit.

9’- Nedim Bajrami provon me një kundërsulm të shpejtë, por Juranovic, e mbyll në momentin e fundit.

8’- Laçi humbet një top të rrezikshëm në afërsi të zonës, por mesfushori lufton dhe ndërpret aksionin po vetë.

7’- Ajeti spastron zonën, pas një krosimi nga Juranovic.

5’– Goditje këndi për Kroacinë. Bajrami devijon një top që po i drejtohej zonës.

4’- Ndalet në mënyrë të parregullt Ramadani në mesfushë nga Kramaric. Shqipëria dominon minutat e para.

3’- Pasim i bukur i Asllanit për Manajn, sulmuesi nuk ia del dot të depërtojë në zonë.

1’- Shqipëria e nis vrullshëm dhe menjëherë në sulm. Laçi pason bukur për Bajramin, me fantazistin që hedh një top në zonë, por nuk shfrytëzohet nga asnjëri prej lojtarëve.

Starton takimi!

FORMACIONET ZYRTARE:

Kroacia: Livakovic, Spanisic, Sutalo, Gvardiol, Perisic, Modric, Brozovic, Kovacic, Majer, Petkovic, Kramaric.

Shqipëria: (4-3-3): Strakosha, Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.

Albania euro 2024 KROACIA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.