Ka përfunduar orari zyrtar i procesit të votimit për kreun e Partisë Demokratike, proces i cili nisi në orën 8:00. Gara zhvillohej mes Lulzim Bashës dhe Gjergji Hanit.
Gjatë një prononcimi për mediat, kryetari i Komisionit Zgjedhore në PD, Jemin Gjana tha se deri në orën 17:00 votuan rreth 13 700 anëtarë të PD-së.
“Bazuar në të dhënat që kemi grumbulluar deri në orën 17:00, pas orës 17 :00 kishte një fluks në rritje. Me të dhënat e orës 17:00 shifra është, 13 700, me 54% pjesëmarrje. Nuk ka pasur probleme ka qenë ditë e qetë votimesh”, tha Gjana.