Pas protestës 4 orëshe, kreu i opozitës Lulzim Basha tha nga selia e PD-së se largimi i Edi Ramës është firmosur nga populli dhe se opozita ia doli që sot me gjithë motin e keq, të zhvillojë protestën më të madhe.
“Me gjithë sfidën e motit, ne ia dolëm të mbanim sot protestën më të madhe dhe të demonstromin vendosmërinë tonë për t’i shkuar betejës deri në fund, deri në fitore. Qeveria kriminale dhe ilegjitime e Edi Ramës, e cila mbahet me paratë e krimit dhe oligarkëve, sot u soll si pushtues ndaj protestuesve. Le ta dijë se asnjë veprim i kundraligjshëm, as hedhja e gazit, as arrestimet dhe as përpjekja për të intimiduar njerëzit nuk ka për të pasur sukses. Fundit i Edi Ramës është firmosur nga populli sovran”, tha Basha.