Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mbyllet protesta, Edi Paloka: Nuk do të ketë asnjë ditë stabilitet

15:16 / March 21, 20199 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1bec9232 03f0 4252 b2bf b46a2be913d9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ora 15:00/ Eshte mbyllur protesta e sotme, e  cila nisi ne oren 10:00, duke zgjatur per 5 ore.

“Beteja jonë nuk ka mbaruar. Jemi nisur për një rrugë që nuk ka fund tjerët veç fitores. Nuk ka asnjë forcë që të mbajë qytetarët për të mos protestuar për të drejtat e tyre.

Nuk do të ketë asnjë ditë stabilitet për këtë qeveri të krimit deri sa të kthehet demokracia në Shqipëri.

Ju falënderoj dhe jam i bindur që me forcën tuaj do i shkojmë në fund kësaj rrugë”, tha Edi Paloka, nënkryetari i PD, duke iu drejtuar qytetarëve.

Ora 14:48/ Zhvendosen protestuesit, largohen nga Drejtoria e Policisë, duke shkuar tek selia e PD, ku pritet te m,byllet protesta e sotme, e cila ka vijuar per 5 ore.

Ora 13:30/ Spostohet protesta nga Kuvendi, Mesohet se ata po zhvendosen drejt Policise se TIranes.

Protestuesit jane drejtuar tek drejtoria e policisë së Tiranës pasi sipas tyre janë arrestuar disa protestues, ndersa ata po shkojne per te kerkuar lirimin e tyre.

1bec9232-03f0-4252-b2bf-b46a2be913d9
ppp
83aab039-41bc-4d8f-a914-9903974cc9da
6b2bbe4b-2707-4eb1-9eb8-2882dcc14746
b347befb-2aa9-4a24-a001-c3eeb1f342da
protesta te policia
protestate policia1
protesta te policia2
protesta te policia3

Ora 13:01/ Vijon prej paradites protesta e opozites para Kuvendit te Shqiperise, nderkohe qe brenda vazhdon seanca plenare. Kryetarja e LSI-se, Kryemadhi, e me tej edhe ish deputeti Petrit Vasili ka deklaruar se plani A,B dhe C eshte i qarte.

“Cfare plani? Ju po i shihni me syte tuaj protestuesit, jemi te gjithe ketu dhe dihet se cfare kerkojme. Ata qe jane te fshehur brenda te tregojne planin e tyre”- ka thene Vasili, teksa eshte pyetur se si do te vijoje protesta.

Ora 12:24/ Protestuesit dhe ish-deputetet ulen ‘kembekryq’ para Kuvendit, duke percjelle mesazhin se nuk do te largohen.

3fe743f8-b9c4-4f94-98e3-ec4e2fc6b2ca

Ora: 12:00 “As Sandër Kimiku e askush tjetër poshtë tij nuk mund t’u mohojë shqiptarëve të drejtat që i kanë fituar që para 30 vitesh”. Keshtu ka deklaruar nga protesta perfaqesuesi ligjor i PD-se, ne pergjigje te apelit te policise.

Zoti Bardhi, në disa raste policia ju është drejtuar ju si organizator i protestës. Pas protestës, keni frikë për ndonjë veprim tjetër të policisë?

Bardhi: Unë nuk kam dëgjuar gjë. Në telefonin tim nuk ka asnjë thirrje nga Policia e Shtetit. Asnjë akt dhune nuk është ushtruar nga protestuesit, ju jeni dëshmitarë. Ne jemi këtu, policia të mos provokojë. Ne nuk kemi asgjë me punonjësit e policisë, ata janë sigurisht në të njëjtin hall që ka secili prej protestuesve, janë në kushte të njëjta, familjet e tyre nuk kanë bukë për të ngrënë njësoj si protestuesit që janë në shesh, dhe të garantoj se shumica e tyre, nëse nuk do të ishin me uniformë, do të ishin përkrah nesh, sepse vuajnë nga e njëjta problematikë që vuan çdo shqiptar që është sot në shesh, i shkaktuar nga ata njerëz që janë mbyllur në atë godinë dhe po detyrohen me zor të flasin. Por kam përshtypjen që nuk dinë çfarë janë duke folur.

A keni frikë zoti Bardhi për masat që mund të merren nga policia?

Bardhi: Asnjë frikë. M’u bëj të fala nga Sandër Lleshaj e gjithë strukturës poshtë tij. Sa kohë që e drejta e protestës është një e drejtë që shqiptarët e kanë fituar 30 vite më parë, as Sandër Kimiku e askush tjetër poshtë tij, as ndonjë militant i PS që ka marrë drejtimin e Policisë së Shtetit gjatë kësaj periudhe nuk mund t’i trembë – mua jo e jo – por as protestuesit e as qytetarët. Ne do të jemi këtu për të mbrojtur demokracinë, për të mbrojtur të drejtat që kemi fituar 30 vite më parë.

Ora 11:52/ 

Protestuesit serish kane tentuar te cajne kordonin me force, ndersa hidhen vazhdimisht kapsolla. Policia ka bere thirrje per qetesi, mobilizohen efektivet.

Garda ben thirrje per ndalimin e hedhjes se shashkave dhe kapsollave. “I nderuar zoti Bardhi, merrni masa te menjehershme per nderprerjen e veprimeve te dhunshme. Po demtohen punonjësit e policise. Policia do te nderrmarr masa per shperndarjen e tubimit”.

c8148867-5204-4316-ba7b-761dac26919a

“Ne do të vazhdojmë të protestojmë. Sot më shumë se kurrë ne jemi të vendosur për të ecurit përpara dhe për të mos u ndalur në asnjë moment”, është shprehur Kryemadhi para protestuesve.

***

PJESË NGA FJALA NË PROTESTË E NËNKRYETARIT TË PD, EDI PALOKA

“Ai zotëria që vazhdon të qendrojë me arrogancë në karrigen e kryeministrit, edhe pse e di shumë mirë se shqiptarët nuk e duan më, nuk duan ta shohin më me sy, duhet ta kuptojë një orë e më parë se ka zgjedhur rrugën më të gabuar.

Nuk mund t’i mbash shqiptarët të rrethuar me tela me gjemba, nuk mund ta mbash karrigen, duke u rrethuar me forca speciale, nuk mund ta mbash pushtetin e të bredhësh nëpër Shqipëri me antiplumb. Fundi yt ka ardhur, je vetëm një kufomë, një kufomë që zvarritet si zombie nëpër Shqipëri.

Jemi përballë atij që jo vetëm emrin parlament nuk mund ta ketë më, por sot është kthyer në turpin e Shqipërisë dhe më larg. Sot, ata që në atë sallë përfaqësojnë vetëm krimin, përfaqësojnë vjedhjen, përfaqësojnë votën e blerë, po përpiqen dhe bëjnë sikur janë në normalitet, të luajnë rolin sikur janë në parlament, sepse kështu i duhet kryehajdutit, kryekriminelit.

Por ta harrojnë që do të vazhdojnë aq gjatë në këtë mënyrë. Jo Edi Rama, askush nuk mund t’i rezistojë një populli që sot është ngritur për të shpërthyer jo në pakënaqësi, por në urrejtje ndaj një qeverie, që vetëm i vjedh dhe i grabit shqiptarët.

E keni parë vëllezër se ç’ndodh çdo ditë. Ai nuk di të ndalet. Përditë dhunë ndaj shqiptarëve. E patë dje, edhe përballë fermerëve që derdhnin qumështin. Forca speciale përbalë studentëve. forca speciale përbalë popullit, forca speciale tek Unaza e Re, kërkon t’i nxjerrë nga shtëpitë. A mund të rezistojë një qeveri që përdor popullin përballë forcave speciale?

Unë kam një thirrje edhe për ata policë të ndershëm që vërtetë janë aty dhe janë me një rrogë sa për të mbajtur familjen, edhe ata militantë, bashkëpunëtorë e kriminelë si ndërtuesit e tyre, por me policët e ndershëm, mos u bëni pjesë e këtij pushteti kriminal, mos dilni kundër vëllezërve dhe motrave tuaja. Jemi këtu për të drejtat e tyre por edhe për të drejtat tuaja, që edhe ju të jetoni si njerëz. Mos u ktheni kundër qytetarëve. Sa për ju kriminelët e tjerë, që mbani veshur me uniformat e policisë, tashmë jeni tërësisht në shërbim të një pushteti kriminal, dijeni që do të mbani përgjegjësi deri më një. Asnjë prej jush që sot shkel ligjin dhe dhunon popullin e tij nuk do të rrijë pa përgjigje nesër, bashkë me ndërtuesit tuaj, bashkë me kryekriminelin.

Edhe një herë ju bëj thirrje, qytetarë këtej dhe matanë, bëhuni bashkë një orë e më parë ta largojmë këtë qeveri. Një orë e më parë të mbarojnë vuajtjet për shqiptarët. Sa më shumë ta zgjasë agoninë Edi Rama në karriken e tij aq më shumë do trë shtohen vuajtjet për shqiptarët. Kjo rrugë nuk ka më kthim. Kush nuk e ka kuptuar, e ka për faj të tij. Shqiptarët nuk kthehen më prapa.”

Ora 11:19/ Ka serish perplasje mes protestuesve dhe policise, ndersa po tentohet te cahet kordoni.

tensione protesta1
tensione protesta2
tensione protesta3
tensione protesta4
tensione protesta5
perplasje1
perplasje
protesta 21 mars
protesta 21 mars1jpg
protesta 21 mars2jpg

Ora 10:53/ Tensionohet situata, protestuesit përplasen me policinë para Kuvendit, policia afron makinën me ujë.

Policia paralajmeron protestuesit te distancohen nga dhuna, paralajmeron se do te veproje sipas ligjit. Thirrje te personalizuara per Gazmend Bardhin, perfaqesuesi ligjor i PD, si organizator i protestes. 

Militantët e PD hedhin shashka e tymse, nga selia e PD ne oborrin e parlamentit.

Protesta on Vidnews.

ORA 10:32

Ka mberritur prane protestuesve perballe Kuvendit ish-kryeministri Sali Berisha, i cili eshte pritur me thirrje dhe ovacione nga turma.

Ora 10:27 

Policia thirrje Gazmend Bardhit: Z.Bardhi, ne mes te protestuesve keni njerez qe mbajne maska. Si organizator i tubimit ju bejme thirrje te merrni masa per largimin e tyre nga tubimi

maska

UPDATE 10:00/ Opozita ka nisur sot protestë e 6-të përballë sallës së Parlamentit, ndërkohë që maxhoranca po zhvillon një seance normale.

Protestuesit kanë nisur të hedhin shashka, ndërsa dëgjohen me thirrje kundër qeverisë dhe Edi Ramës.

Basha-protesta-ne-foto=gazilotsjelles-tymueset-te-lenduarit11245567899090

09:00/ Partia Demokratike dhe aleatët e saj kanë njoftuar strukturat të jenë përpara Parlamentit në orën 09:30, përpara se deputetët e shumicës të hyjnë në sallë.

Protesta, e cila është e gjashta në radhë, duke nisur nga protesta, ajo e 16 shkurtit, ku edhe u vendos për djegien e mandateve, ka të njëjtin synim, largimin e Kryeministrit Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore.

Selia blu deri në orët e vona të ditës së mërkurë nuk konfirmoi pjesëmarrjen e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, në protestën e sotme.

Për shkak të një takimi të rëndësishëm që ka programuar për të zhvilluar në Bruksel, Basha mund të mungojë sot në protestë, ndërkohë që peshën kryesore do ta mbajnë drejtuesit e partive të tjera opozitare dhe funksionarë të lartë të PD-së.

Pritet që njësoj si një javë më parë, deputetët e maxhorancës, por edhe prurjet e reja të opozitës, të hyjnë në seancë nga pedonalja e Tiranës, e cila do të jetë e rrethuar e gjitha me efektivë të Policisë.

Deputetët e shumicës janë udhëzuar të flasin të gjithë në seancë, për të treguar se vendi është në normalitet dhe jo në krizë të thellë siç pretendon opozita.

PADIA

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, ka dorëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme një padi penale ndaj ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Padia e Bardhit, e cila u depozitua 24 orë para protestës së radhës nga PD, lidhej me atë që demokratët e kanë cilësuar helmim dhe dhunë të paligjshme, që Policia ka ushtruar ndaj protestuesve përpara institucioneve.

Demokratët kanë kërkuar pezullimin nga detyra të Lleshajt e funksionarëve të Policisë, që kanë urdhëruar për përdorimin e gazit lotsjellës. “Është e provuar se gjatë zhvillimit të protestës, Policia e Shtetit, duke shpërdorur detyrën, ka dhunuar dhe sulmuar me mjete të helmimit masiv dhe ujë me presion qytetarë, të cilët po protestonin paqësisht”, thuhet në letrën shoqëruese që Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, i ka dërguar Prokurorisë së Tiranës.

Duke iu referuar pamjeve filmike që i disponon, Partia Demokratike vë në dukje se Policia nuk e ka respektuar qëllimisht standardin e përdorimit të forcës në mënyrë proporcionale dhe të drejtuar vetëm kundër personave që kryejnë shkelje të ligjit. /panorama/

ff3f0d4b-5cc8-4688-9728-32c8e7683aa2
eaa74f8e-d032-460d-9625-842cd5b7d80b
e75d5d02-272e-4304-a545-e61e02151cc1
20d68482-c2d0-42c4-94fd-dca05e9554ba
9da247e4-b52b-4f32-932a-d5aaa195ace4
b142ed50-129c-4261-9260-a3bb0df8845b
d0224e0a-7c1b-4a20-863b-e823d651a91c
d988ef18-e654-42fe-b617-2067d8a87c01
851d042f-4d9f-424f-bbb6-e9f2f77ad497
ee169252-3ae6-4df6-ba6e-b91de17baaf0

Edi paloka stabilitet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fjala e plotë, Rama në prezantimin e librit të Christopher Hill: I vetmi ambasador që ka kuptuar Ballkanin

15:28 / December 5, 2025

Berisha mbledh aleatët: Të gjejmë konsensus për sistemin

15:07 / December 5, 2025

Forcë të re politike? Salianji: S’kam marrë asgjë qyl në PD…

22:59 / December 4, 2025

Plas keq mes Nokës dhe Bidos në Kuvend: Sa të bën kostumi, unë aq kam pasurinë

22:44 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.