Një fëmijë 10 vjeç është mbytur në një rezervuar në Fushë-Arrëz. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure (9 gusht) në fshatin Iballë.
Raportohet se vogëlushi dyshohet se është mbytur aksidentalisht pasi ka rrëshqitur dhe më pas ka rënë në rezervuar.
Po ashtu mësohet se fëmija ishte së bashku me prindërit duke mbledhur manaferra.
Ndërkohë ambulanca dhe policia shkuan në vendin e ngjarjes dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave si është mbytur 10-vjeçari.