7 emigrantë humbën jetën kur një varkë u mbyt pranë ishullit grek të Lesbos në Egjeun lindor. Kjo është bërë e ditur Roja Bregdetare Helene.
Mbytja e anijes ndodhi pranë Kepit Korakas, në veri-lindje të Lesbos. Në bordin e anijes ndodheshin gjithsej 31 persona. Sipas mediave greke, trupat e viktimave i përkasin 3 fëmijëve, 3 grave dhe një burri.
Roja Bregdetare pikasi një varkë të gjatë rreth pesë metra, me një numër të madh personash në bord, në zonën detare të “Skala Sykamnias”.
Varka kishte marrë ujë dhe shumica e atyre që ishin në bord kishin rënë në det. U nis një operacion shpëtimi dhe u shpëtuan gjithsej njëzet e tre të huaj, të cilët u transportuan në portin e Petrës për t’u dorëzuar tek autoritetet.