Një anije me emigrantë është përmbysur ditën e sotme në brigjet italiane.
Mediat italiane raportojnë se në anije ishin 250 emigrantë dhe dyshohet se të paktën 100 kanë humbur jetën. Mes viktimave ka fëmijë, gra dhe një i porsalindur.
Anija ishte nisur nga brigjet e Turqisë dhe në bord kishte emigrantë nga Afganistani, Irani, Siria dhe Pakistani.
Disa trupa të pajetë janë gjetur nga autoritetet në plazhin e Steccato, ndërsa të tjerë në det, pas nisjes së operacionit të kërkim-shpëtimit.