Një pushuese çeke është mbytur mesditën e sotme, rreth orës 15:40, në plazhin e Golemit.
Viktima i përket një të moshuare, ende e pa identifikuar.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shkaku i vdekjes së shtetases, mund të ketë ardhur si pasojë e arrestit kardiak.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin e viktimës.