Këto ditë mediat rozë po flasin për një lidhje të MC Kreshës, vajzën që i ka rrëmbyer zemrën por që nuk e kemi parë ndërkohë dhe lajmi që qarkullon se do të martohen në dhjetor. Por Prive ka zbuluar diccka më shumë.
Mësohet se vajza quhet Erzina. “Mc Kresha dhe Erzina kanë shumë kohë bashkë dhe do të kurorëzojnë dashurinë në muajin dhjetor. Madje, çifti e ka caktuar edhe datën për eventin”, sipas të njëjtave burime. Thuhet se dasma e tyre do të jetë shumë private dhe vetëm miqtë e ngushtë të çiftit do të jenë të ftuar.
Është mësuar se më parë Erzina ka jetuar në Kanada dhe vitin e kaluar është rikthyer në Kosovë për punë dhe ndoshta prej atij momenti do të jetë njohur me reperin. Nga fotoja e publikuar deri tani në mediat e Kosovës, Erzina duket se është një vajzë mjaft simpatike dhe bashkë me Kreshën duken mjaft bukur për krah njëri-tjetrit”, ka thënë një burim për Prive.
Duke qenë se Kresha është një nga reperët, i cili i këndon dashurisë si një romantik i vërtetë, lind pyetja se cilat ishin kriteret që plotësoi partnerja e tij për të bërë për vete një artist të vërtetë si Kresha? Ajo është e bukur, bionde, e zgjuar, jo e famshme, serioze dhe shumë tip.
Me sa duket, një vajzë “cool” si Erzina ia prishi mendjen Kreshës, që më në fund t’i thotë “po” martesës. Kujtojmë që reperi pranoi publikisht se ishte i dashuruar përpara 2 javësh, kur ishte i ftuar me mikun e tij Lyrical Son në “Klanifornia”.