Dosja “McGonigal” që në Shqipëri ka shkaktuar një betejë të fortë të opozitës me kryeministri Edi Rama, shkon në Kongresin Amerikan. Komisioni Juridik I dhomës së përfaqësueseve të drejtuar nga republikanët në SHBA, kërkon informacione për ish-zyrtarin e lartë të Byrosë Federale të Hetimeve, përmes një letre dërguar drejtorit të FBI, Christofer Wray.
Kryetari i Komisionit Jim Jordan dhe republikani tjetër Matt Gaetz kërkojnë informacione në lidhje me punën e tij apo veprime të ndërmarra që vënë në rrezik sigurinë kombëtare.
“Ju lutem siguroni informacion në lidhje me të dhënat personale të Charles McGonigal, duke përfshirë historikun e punës së tij, formularët e vlerësimit, sigurisë dhe dokumente të lidhura me to”,- thuhet në leter. Ish-agjenti special i FBI-së është akuzuar javën e kaluar për pastrim parash, shkelje të sanksioneve të SHBA-së dhe vepra të tjera të lidhura me punën e tij me një oligark rus.
Në Shqipëri, 42 deputetë demokratë kanë firmosur për ngritjen e një Komisioni Hetimor