Gazetari Mentor Kikia në një studio televizvie tha se nuk shikon një lidhje mes marrjes në pyetje në SPAK të ish-kryeministrit Berisha ditën e sotme, me marrjen në pyetje të Agron Nezës një ditë më parë.
Sipas tij, çështja McGonigal është një çështje e filluar rishtazi dhe ende nuk dihet se çfarë do të dalë në dimensionin shqiptar të kësaj afere.
“Marrja në pyetje e zotit Berisha ishte e programuar, nuk shikoj ndonjë programim të marrjes në pyetje dje të zotit Neza dhe sot të Berishës. Janë çështje nën hetim.
Çështja e McGonigal është një çështje e filluar rishtazi dhe presim të kuptojmë se çfarë do të dalë në dimensionin shqiptar të kësaj historie. Ne nuk e dimë se cili është objekti i hetimit në Shqipëri pasi prokuroria shqiptare nuk mund të hetojë çështje të cilat janë ngritur në Shtetet e Bashkuara”,-tha Kikia.