Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

McGonigal/ Thirrja e fortë e Rudina Hajdarit: Rama do të hetohet nga FBI

22:33 / February 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rudina hajdari
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari tha mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi Rama do të hetohet nga FBI. Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD u shpreh gjatë një interviste në media se edhe SPAK duhet të bashkëpunojë me prokurorët amerikanë. Sipas saj Rama ka shpërdorur ligjin duke shfrytëzuar postin e kryeministrit për interesa personale dhe për të shkatërruar opozitën.

“Kryeministri i Shqipërisë është cituar 14 herë në aktpadi, një skandal i paraparë ndonjëherë. Këtu ka një person që po bashkëpunon me FBI dhe e di mirë këtë histori, mund të ketë një tradhtar që po bashkëpunon për të treguar detaje intime sa i takon këtyre aferave. Edi Rama është shumë i frikësuar në këto momente, besoj. Ka përdorur postin e tij për arsye personale, për të dëmtuar dhe kapur opozitën.

Dhe të gjitha këto duhet të shkojnë para drejtësisë shqiptare. Rama doli në disa Tv dhe mohoi përfshirjen e tij apo dhe hetimin e tij nga drejtësia amerikane. Jo vetëm që do të hetohet, por ai po përdor postin e tij, imunitetin si kryeministër, për të ruajtur privatësinë e tij që kur të bëhet hetimi, ka ligj Amerika i cilin i mbron njerëzit publik. Në rastin e zotit Rama që përdor postin për të mbrojtur veten e tij, vetëm e vetëm duke thënë që e cenon sigurinë e tij personale. Sot që flasim Edi Rama ka shkelur ligjin shqiptar dhe ka përdorur postin kryeministror kundër opozitës, kundër demokracisë shqiptare.

Duhet të na shqetësojë fakti që kryeministri i vendit ka përdorur postin e tij politik për të shfrytëzuar dhe dëmtuar opozitën. Kjo duhet hetuar plotësisht jo vetëm nga prokuroria amerikane që po e bën, por edhe SPAK duhet të bashkëpunojë me ata amerikanë, për ta zbardhur tërësisht këto që kanë ndodhur, se kryeministri shqiptar ka shkelur ligjin. Ka shpërdoruar postin e kryeministrit për interesa personale për të çuar përpara agjendën e vet personale”, u shpreh Hajdari.

fbi McGonigal Rudina Hajdari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.