Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ka marë një letër pozitive nga Kim Jong-un, lideri i Koresë së Veriut në një përpjekje për të rivendosur dialogun.
Ai tha për mediat se letra ishte tri faqe dhe e konsideroi mjaft pozitive dhe se do të takohet me Jong Un po pa përcaktuar një datë.
Më pas në një postim në Twitter, Trump shkruan: Në një letër që më ka dërguar Kim Jong un, ai vëren, me shumë mirësi, se do të donte të takoheshim e të nismin negociatat sa më shpejtë sapo të mbarojë stërvitja e përbashkët SHBA/Koreja e Jugut. Ajo ishte një letër e gjatë, shumica ku ankohej për ushtrimet qesharake dhe të shtrenjta. Ishte gjithashtu dhe një falje e vogël për testimi ne raketave me rreze të shkurtër dhe se ky testim do të ndalet sapo të përfundojnë këto ushtrime. Mezi pres të takoj Kim Jong un në një të ardhme jo shumë të largët! Një Kore e Veriut e lrië nga programi bërthamor do të çojë në një nga vendet më të suksesshme në botë”.