Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Me apo pa çadër, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:40 / May 29, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Moti me diell sd 9
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vendi ynë do të paraqitet nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në pjesën më të madhe të territorin ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke gjeneruar reshje shiu; të cilat në zonat Veriore – Verilindore do të jenë në formë rrebeshi.

Parashikohet që deri vonë në mbrëmje; vendi të mbetet me vranësira dhe shira ku në zonat veriore, zonat Qendrore dhe pjesërisht në Juglindje të territorit do të ketë edhe rrebeshe.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 27°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Beratit.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi Verior duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosovë

Republika e Kosovës; paraqitet nën mbizotërimin e vranësirave të dendura dhe reshjeve të shiut ku në zonat perëndimore dhe veriperëndimore priten edhe rrebeshe.

Gjatë orëve të pasdites, vranësirat dhe reshjet e shiut do të jenë prezent pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, megjithatë vonë në mbrëmje pritet ndërprerje e tyre; Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët deri në 23°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi deri në 55 km/h nga drejtimi permanent Verior.

Maqedonia e Veriut

Depërtimi i masave ajrore të paqëndrueshme atmosferik drejt republikës së MV do të sjellin; alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta; të cilat pas-mesditës dhe në vijim do të pësojnë zhvillim duke gjeneruar reshje shiu ku herë pas-here do të jenë rrebeshe.

Parashikohet që kushtet e paqëndrueshme atmosferike të na shoqërojnë deri vonë në mbrëmje kur pritet përmirësim gradual i kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C vlera më e ulët deri në 26°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 50 km/h nga drejtimi permanent Verior.

Si pasojë e prezencës së dy qendrave të fuqishme ciklonare përkatësisht; në Veri të Ballkanit me ndikim deri në Juglindje të Europës do të kushtëzojnë motin në këto rajone ku gadishulli i Ballkanit; gadishulli Peloponez si edhe brigjet e detit të zi do të kenë reshje shiu si edhe stuhi breshëri.

Po ashtu; me rrebeshe shiu e stuhi të forta ere do të paraqiten; Alpet e Europës si edhe gadishulli Apenin, ndërsa nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike do të jenë; gadishulli Iberik; ishujt Britanikë si edhe vendet e Europës Lindore duke bërë që moti të jetë i kthjellët me vranësira të lehta e kalimtare.

cader Moti parashikim shi vranesira
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Profesionalizëm i lartë”, Rama: RENEA në elitën botërore të forcave speciale

10:24 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.