Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Me armë dhe municion në banesë, arrestohet 27-vjeçari në Berat

12:40 / April 23, 20251 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 143
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Berat, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve dhe të armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacione policore të siguruara në rrugë operative se një shtetas po qarkullonte me automjet, me sende të kundërligjshme, ka organizuar dhe finalizuar, në bashkëpunim me Sektorin Operacional dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, operacionin policor të koduar “Nata”.

Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi Andrea Zanellari, 27 vjeç, banues në fshatin Roshnik, Berat.

Gjatë natës, në aksin rrugor “Berat-Dimal”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin që drejtonte shtetasi A. Z. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Z., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një tjetër sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 1 armë gjahu, fishekë arme gjahu dhe 1 pistoletë sportive.

Nga hetimet ka rezultuar se ky shtetas siguronte lëndë narkotike dhe e ndante në doza, të cilat i shiste në zona të ndryshme në qytet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

arme banese municion Policia pranga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Durrës/ 15-vjeçari ndërron jetë pas 9 ditësh në intubim, u plagos me…

20:19 / December 4, 2025

Të shtëna me armë zjarri, arrestohet 26-vjeçari

17:05 / December 4, 2025

Kush e vrau Mëhallën? Policia ka videon, por s’gjen dot ekzekutorin. I treti në pranga kyç gojën

16:49 / December 4, 2025

Vrasja e Malkos, Apeli lë në fuqi dënimin për Blendi Tetën

15:24 / December 4, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.