Ish-zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli, së funmi ka deklaruar pasurinë e tij në Agjencinë Kundër Korrupsionit. Bazuar në atë çfarë ka deklaruar ai ka pasuri në vlerë qindra miliona euro.
Ai është zotërues i një avion privat që kushton gati 10 milionë euro, dhe pronar i një hoteli që kap shifrën prej 42 milionë eurosh. Po ashtu Pacolli ka deklaruar se ka në pronësi pasuri të paluajtshme jashtë Kosovës në vlerë prej 125 milionë eurosh, po ashtu dhe disa toka e lokale afariste, që kushtojnë me miliona euro.
Pasuria e ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës nuk mbaron këtu. Ai ka aksione në vlerë miliona euro në rreth 20 kompani, në disa prej të cilave ka aksione 100 %.
Gjithashtu ai ka deklaruar se ka në pronësi gjashtë vetura të tipit “Mercedes” të vlerave të ndryshme, por gjithsesi super-luksoze. Dy nga veturat e kësaj marke kapin shifrën e 200 mijë eurove, një 50 mijë, një 45 mijë, një 38 mijë dhe një 30 mijë.
Ai ka bërë të ditur se brenda vitit ai merr edhe rreth 2 milionë euro. Këto para ai i merr nga Banka Ekonomike, Mabetex Holding, depozitat në bankë dhe Kuvendi i Kosovës.



