Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pushtimi i Ukrainës

‘Me dashuri nga Shqipëria’/ Kush ka porositur predhën ukrainase për të goditur rusët?

23:09 / June 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ukraine 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lufta e Ukrainës kundër Rusisë po kushton dhe kërkon mbështetje të madhe financiare. Por mesa duket ukrainasit janë të vendosur në këtë betejë dhe po bëjnë çmos për të ndihmuar forcat e tyre të armatosura. I tillë është edhe rasti i një studenti 22-vjeçar ukrainas, i quajtur Anton Sokolenko, i cili studion për IT.

Në një intervistë për “Business Insider”, studenti 22-vjeçar tha se ka gjetur një alternativë për të ndihmuar financiarisht ushtrinë ukrainase përmes OJQ-ve. Kështu, ai po shet në internet mundësinë që në predhat e ushtrisë ukrainase që lëshohen kundër rusëve, të shkruhen mesazhe me porosi nga persona të ndryshëm.

Ai përdor rrjetet sociale për të marrë porositë nga qytetarë të ndryshëm anekënd botës, që kushdo të ketë mundësi të lërë një mesazh në predhat e Ukrainës që përdoren kundër ushtrisë ruse. Dhe sigurisht kjo bëhet kundrejt një pagese.

E në një nga këto mesazhe përmendet edhe Shqipëria.

“Me dashuri nga Shqipëria”, është shkruar në një predhë ukrainase përpara se të përdorej ndaj rusëve. Por kush e ka dhënë këtë porosi që në predhën e ushtrisë ukrainase të përmendet emri i Shqipërisë? Ky fakt nuk dihet. Anton Sokolenko thotë se porositë i merr kryesisht në rrjetin social Telegram dhe për të shkruar mesazhin e klientëve në një predhë duhet të paguajnë 40 Dollarë.

Studenti është i lidhur me një OJQ në Ukrainë, të cilës i kalon paratë. Anëtarët e kësaj OJQ-je shkruajnë në predhat e ushtrisë ukrainase mesazhet që vijnë nga klientët. Më pas fotografohet dhe i dërgohet me foto klientit që mesazhi për të cilin ka paguar është shkruar mbi predhën që do të lëshohet ndaj ushtrisë ruse. 22-vjeçari shprehet se nuk ka aspak gjasa që të tregohet identiteti apo vendndodhja e ushtarëve ukrainas.

Ai pranon se kjo marrëveshje nuk është miratuar nga komandantët e lartë ukrainas dhe është joformale. Megjithatë, paratë që ai ka mbledhur nga kjo mënyrë i janë kaluar ushtrisë ukrainase përmes OJQ-ve dhe deri më tani kanë shërbyer për blerjen e pajisjeve që i duhen ushtrisë së Ukrainës. Ai ka dërguar më shumë se 18 mijë dollarë nga kjo formë e ndihmesës së tij vullnetare.

“Nuk jam aq i guximshëm sa të marr pjesë në luftë, kështu që po përpiqem të bëj më të mirën për të ndihmuar ushtarët që të vrasin armiqtë. Kur nisi lufta nuk po bëja asgjë dhe kjo më shqetësonte”, ka thënë 22-vjeçari për “Business Insider”.

predha

predha shqiptar ukraine
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.