Transgjinorja Luana Myrto ka hedhur akuza të rënda ndaj shoqatës së komunitetit LGBT, duke pretenduar se organizata nuk e mbajti premtimin për ta ndihmuar të vazhdonte shkollën dhe se e la në kushte të vështira.
E ftuar në emisionin “RevieW”, Myrto rrëfeu se fillimisht i ishte premtuar ndihmë financiare dhe vend në një strehë, por sipas saj, situata përfundoi në mashtrime, presione psikologjike e kërcënime.
Ajo tha se për shkak të mungesës së mbështetjes, rrezikoi të përfundojë drejt prostitucionit, para se të regjistrohej në një shoqatë tjetër që i ofroi ndihmë.
“LGBT më premtuan se do më ndihmonin, pasi isha e varfër. Më çuan te streha e LGBT-së… Isha 14 vjeç,” tregoi Myrto, duke përshkruar si filloi marrëdhënia e saj me përfaqësuesit që e ndihmuan.
Ajo pretendon se ishte futur në disa situata të rrezikshme dhe se është detyruar të bëjë deklarata të ndryshme për shkak të presionit.
Sipas saj, videot e publikuara në rrjete sociale dhe disa ngjarje të tjera kanë nxitur edhe kërcënime ndaj familjes së saj. “Kam kërkuar që video në YouTube të hiqet, por nuk është hequr. Dhe unë kam marrë kërcënime nga familja…”, rrëfeu Myrto.
Luana pretendon se disa anëtarë të komunitetit kanë vepruar me qëllime përfitimi financiar, duke përmendur se premtime për blerje telefonash apo ndihma të tjera nuk janë përmbushur.
“Nga diçka që mund të kishte qenë ndihmë, u bë mashtrim. Më lanë drejt prostitucionit”, tha ajo, teksa shtoi se disa persona “duhet të jenë pas hekurave”.
Në të njëjtën kohë, Myrto deklaroi se më në fund u transferua te një shoqatë tjetër që i lejoi të vazhdonte shkollën dhe i ofroi mbështetje reale.