Vajza e ish-deputetes Albina Deda, Ada Deda është përballur me një situatë aspak të këndshme. Ajo ka rënë pre e kamerës së fshehtë të emisionit ‘EXPULS’.
Ronaldo Sharka dhe stafi, organizuan gjithçka që Ada, të besonte sikur e kishin ftuar në një program ShowBiz-i.
Gjatë kohës së pritjes ku ishte inskenuar gjithçka, aktorja e EXPULS e cila hiqet sikur të ishte koordinatirja e emisionit, aktron sikur të jetë e varur nga kokaina, e cila në fakt ishte niseshte. Ajo bën sikur e pi para Ada Dedës, dhe i ofron asaj ndonjë “vizë”.
Ndërkohë që aktorja lëviz nga dhoma e pritjes, kur kthehet akuzon Adën sikur i ka vjedhur lekët në çantë.
Reagimin e Adës ndiqeni në video: