Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar të tjera detaje nga biseda që ka pasur me kryedemokratin Lulzim Basha përpara se të shpallte publikisht vendimin për largimin nga grupi parlamentar i PD-së.
“Nuk ka asgjë të vërtetë ajo që thotë Basha. Unë i kam bërë të qartë Bashës, PD dhe çdo njeri në botë. Kam shumë miq, nuk i kam kërkuar asnjë njeriu ndihmë. Zero. Çfarë kam kërkuar, transparencë, vetëm kaq. Nuk ka ndarë asgjë me mua. Bisedat kanë qenë, kërcënimet që kanë përcjellë për fëmijët. Unë jam ai që jam. Unë kam bërë një zgjedhje, gjykata. Unë kam paditur për shpifje sekretarin e shtetit. I kanë thënë, që ne e kemi informuar Berishën. Unë nuk kisha folur për këtë punë.
Nga Washingtoni, dhe nga Tirana më kanë ardhur në zyrë dhe më kanë thënë që po ndodh kjo kjo (shpallja non-grata) dhe në dijeni është Lulzim Basha. Unë po them çfarë kanë thënë. Unë nuk e kam vlerësuar. Mund të thotë çtë dojë Rama e Basha, nuk firmoset me këto thënie. Ka qenë dora e George Sorosit që bëri firmosjen. Basha më tha, që SHBA e ka paralajmëruar Berishën. Më kanë thënë që Basha nuk merr asnjë vendim. Unë nuk kam diktuar asnjë vendim të Bashës. Këtu kemi një gjë. Basha vrau PD me qëllimin e tij, jo Sali Berishën, mund të merrte çdo vendim për mua, por në përputhje të plotë me statutin e PD-së” tha Berisha në Zonë e Lirë.