Policia e Dibrës ka shpallur në kërkim një 38-vjeçar nga Dibra për mashtrim.
Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale H. R., i cili dyshohet se përmes mashtrimit, i ka marrë 1000 euro një shtetasi, duke i premtuar se do t’i siguronte punë djalit të tij në Gjermani.
“Strukturat hetimore të DVP Dibër referuan materialet procedurale në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin H. R., 38 vjeç, banues në Dibër, pasi dyshohet se përmes mashtrimit, i ka marrë shumën 1000 euro, një shtetasi, me pretendimin se do t’i siguronte djalit të të dëmtuarit, një kontratë pune në Gjermani. Vijon puna për kapjen e shtetasit H. R., si dhe për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit që mund të jenë kryer nga ky shtetas”, bëjnë me dije uniformat blu.