Ditën e sotme në emisionin Rudina u trajtua historia e përdhunimit të 15 vjeçares nga Tirana. Pjesë e panelit ishte dhe gazetarja Aulona Musta e cila mes lotëve tha se “kjo ngjarje e ka tronditur jashtëzakonisht shumë”.
Musta teksa po fliste për historinë u përlot pasi tregoi mesazhet që ka marrë nga vajzat dhe gratë në Instagram. Më tej ajo shtoi se është nëna e një vajze dhe kjo temë e prek shumë.
”Në fakt shpresoj të arrij të flas, sepse më ka tronditur jashtëzakonisht shumë kjo histori…mund të flasë avokati sa të arrij të marr pak veten sepse mbase duke qenë edhe nëna e një vajze dhe duke qenë këto 24 orë gjatë gjithë kohës në kontakt me shumë vajza që më kanë shkruar. Unë kam marrë mbi 500 mesazhe këto 34 orë, të vajzave nga 15 deri në gra 50-vjeçe, që më kanë treguar historitë e tyre dhe unë shumë prej tyre i kam ndarë në Instagram”– tha nder te tjera Musta.
Historia e përdhunimit e 15
vjeccares nga Tirana ka tronditur vendin.
Të shtunën, policia bëri të ditur se ish-roja i një shkolle në Tiranë, Abaz Doku,
ka shantazhuar e më pas ka kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur
15-vjeçare. Për të njëjtën akuzë kanë përfunduar në pranga edhe fqinji i tij
20-vjeçar si dhe dy adoleshentëve të tjerë 15 dhe 16 vjeç, të cilët kanë
abuzuar seksualisht me të miturën.