Djali i 70-vjeçarit Lulash Qepuri ishte ai që lajmëroi policinë e Shkodrës për vrasjen e të atit.
Burime nga policia bëjnë të ditur për mediat se djali i viktimës, telefonoi blutë e Shkodrës duke i thënë “më kanë vrarë babain”.
Kjo ka vendosur në lëvizje policinë e Shodrës. Mësohet autori lëvizte në këmbë dhe i është afruar lokalit ku qëndronte 70-vjeçari. Ai ka qëlluar me armë tip pistoletë në drejtim të të moshuarit.
I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i tij, i cili iu kundërpërgjigj me armë zjarri shotgun.