Kryesisht Majlinda Bregu e kemi parë të postojë në rrjetet sociale foto nga ditët e saj të punës, me kostum.
Por, ndryshe nga ditët e tjera ajo ka zgjedhur të postojë një foto nga përditshmëria e saj. E veshur sport, me kapele e syze ajo shfaqet buzë detit. Bashkë me të shfaqet edhe një djalë, me shumë gjasa i biri. Të dy duken sikur meditojnë.
Në foton që e ka postuar në rrjetet sociale Majlinda thotë se është shumë tunduese të rrish buzë detit e të mos lahesh.
“Kjo puna bindese ne dimer per te mos u la n’detin e veres, eshte uhhh🙄😂 “, – shkruan ajo.