Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Me kë janë tifozë shqiptarët? Barometri zbulon preferencat për skuadrat e mëdha

21:12 / December 16, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tifoze4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqiptarët kanë treguar skuadrën e tyre të zemrës në kampionatin botëror të futbollit. Të pyetur nga Barometri në Euronews Albania, Brazili ka rezultuar skuadra më e preferuar nga shqiptarët me 27.6%. Një skuadër tjetër shumë e preferuar për shqiptarët, është Gjermania me 24.3%, ndërkohë që pasohet nga Italia me 14%, Argjentina me 10.7% dhe Hollanda me 5.5%.

Skuadrat të cilat kanë më pak tifozë shqiptarë, janë Portugalia me 4.2%, Franca me 4%, Spanja me 3.9% dhe Anglia me 2.2%. Ndërsa 3.5% e tyre bëjnë tifo për kombëtare të tjera.

Brazili është kombëtarja më e preferuar nga grupmosha 25-34 vjeç me 44.4% dhe më pak e pëlqyer nga grupmosha 55-64 vjeç me 19.1%. Gjermania është me pëlqyer nga grupmosha 65-75 vjeç me 34.3% dhe më pak e pëlqyer nga grupmosha 25-34% me 19.5%.

Italia është më e preferuar nga grupmosha 55-65 vjeç me 26.3% dhe më pak i preferuar nga grupmosha 18-24 vjeç me 6.6%. Argjentina preferohet më shumë nga grupmosha 45-54 vjeç me 18.6% dhe më pak e preferuar nga 25-34 vjeçarët me 5.1%.

Spanja është e preferuar më shumë nga grupmosha 18-24 vjeç dhe më pak e preferuar nga 45-54 vjeçarët me 1.8%. Portugalia është skuadra e zemrës për të rinjtë, pasi preferohet më shumë nga grupmosha 18-24 vjeç me 10.7% dhe aspak e preferuar nga grupmosha 44-65 vjeç me 0%.

Franca po ashtu është një skuadër që preferohet më shumë nga të rinjtë ku për grupmosha 18-24 vjeç është skuadra e zemrës me 7.3% ndërsa grupmosha që e ka më pak të preferuar 35-44 vjeç me 1.2%. Nga ana tjetër, Holanda preferohet më shumë nga grupmosha 55-64 vjeç me 8.6% dhe më pak e preferuar nga grupmosha 18-24 vjeç me 2.6%.

40.5% e shqiptarëve kanë treguar se arsyeja pse janë bërë tifozë të një skuadre është një lojtar i caktuar. Për 32.2% të tyre, arsyeja është familja dhe për 12.3% ka ndikuar shoqëria në përzgjedhjen e skudrës së zemrës. Më pak ndikim kanë më të mëdhenjtë me 4.8%, konkurrenca me shokët 2.5%, 2.2% një ekip i këtij shteti dhe vetëm 0.2% ka ndikuar emigrimi.

Edhe pse për shumë gjëra ndikohemi nga familja kur vjen fjala për futboll, 51.9% e shqiptarëve pëlqejnë skuadra të ndryshme nga familjarët e tyre. Ndërsa 33% e tyre pëlqejnë të njëjtën skuadër.

tifoze1
tifoze2
tifoze3
tifozet

preferencat Shqiptaret tifoze
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Banorët përplasen me këshilltarët dhe i ndalojnë të hyjnë në godinë e bashkisë në Durrës

12:37 / February 10, 2026

Ambasada Amerikane në Tiranë paralajmëron qytetarët për protestën e opozitës

09:53 / February 10, 2026

Protesta e opozitës/ Ja rrugët që bllokohen këtë të martë në Tiranë

09:05 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.