Avokati Genc Gjokutaj ka kërkuar që të bëhen publike të gjitha regjistrimet e takimit të ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe ish-ambasadoren e BE-së Romana Vlahutin, gjatë të cilës, zyrtari, tashmë i dënuar, pretendoi se diplomatja i kishte kërkuar arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
I ftuar në studion e “Çim Peka Live”, Gjokutaj tha se duhet të bëhen publike regjistrimet, sepse kërkesa është bërë brenda një zyre, që ishte ajo e kryeprokurorit.
“Të bëhen publike regjistrimet, sepse kërkesa është bërë brenda një zyre, që ishte ajo e kryeprokurorit. A është bërë në zyrë? Atëherë të dalin regjistrimet,”- tha Gjokutaj.