Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Me krahët në qafë dhe i lumtur/ Ministri Çuçi rrethohet nga vajzat me buzë të kuqe në aktivitetin e makinave në Gjirokastër

22:46 / October 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Cuci
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bledi Çuçi, dhe pse është pjesë e Partisë Socialiste, që qeveris aktualisht, nuk u kushton shumë rëndësi, akteve normative të miratuara nga ky kabinet. Në një aktivitet të zhvilluar në Gjirokastrës, me temën ‘Retro’, Çuçi, ka harruar krejtësisht pandeminë, duke u përqafuar e duke u hedhur krahun në qafë bukurosheve që i dhanë ngjyra këtij aktiviteti.

Në fotot e publikuara nga vetë Çuçi, në profilin e tij në Facebook, shihet se si ministri, qëndron i buzëqeshur krah vajzave buzëkuqe, të veshura me funde e me këmishën e lidhur në bel, me të cilat nuk ka ruajtur distancën, duke u mjaftuar me maskën.

 “#Retro n’sokak, aty ku bashkohen dy të shkuara. Automjetet e dekadave më parë dhe Pazari historik i Gjirokastrës, i cili pas restaurimit të plotë është sot pjesa më atraktive në qytet, më e lakmuara për t’u vizituar dhe për të bërë biznes. Ky transformim i jashtëzakonshëm është një dëshmi domethënëse e modelit tonë të punës dhe vizionit për ta shndërruar këtë qytet të magjishëm në një pol graviteti për turizmin në jug të vendit. Sikur të mos ishte pandemia, Gjirokastra do të kishte këtë vit numrin më të madh të turistëve që ka patur ndonjëherë. E megjithatë më e mira është ende përpara. Së shpejti nisin dy investime të tjera të rëndësishme; rehabilitimi i Sheshit “Çerçiz Topulli” dhe ndërtimi i bypassit,”- shkruan ministri krah fotove.

Por rregullat e pandemisë u harruan? A kanë ndonjë problem shëndetësor vajzat në foto, që i  përjashton nga mbajtja e maskës me detyrim? Edhe nëse do të kishin, po distancën pse s’e ruajnë?

Ndërkohë, qindra qytetarë gjobiten çdo ditë për mosmbajtjen e maskës, nga ana tjetër, çfarë mesazhi japim me këto foto?

cuci krahet pandemise vajzat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.