Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Më la e dashura”/ I riu nga Tirana i kërkon ndihmë Policisë, tregon telefonatën e fundit me 20-vjeçaren: Më tha “unë po iki, në shtëpi ke…”

20:20 / August 1, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
i riu 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndarjet janë të hidhura dhe të vështira. Në mënyrë të veçantë kur partneri ose partnerja zhduken pa dhënë asnjë shpjegim apo arsye.

Kështu i ka ndodhur në kryeqytet një të riu, i cili pasi u braktis nga e dashura, shkoi në polici dhe kërkoi jo vetëm adresën e saj, por siç kishte vepruar më herët edhe një e re, kërkoi ndihmë që oficerët ta bindnin që të kthehet me të.

Burime të Gazetasi.al, tregojnë se denoncimi u paraqit në komisariatin numër katër  nga shtetasi B.Q., i moshës 32 vjeç. I riu kishte zgjedhur si njeri të zemrës një 20-vjecare malazeze, me të cilën pas lidhjes së fshehtë, kishin vendosur që të bashkëjetonin.

“Ajo quhet Z.H., – pohon denoncuesi, sipas një burimi zyrtar të policisë, – dhe me këtë shtetase malazeze kam bashkëjetuar. Isha në punë kur ra zilja e telefonit dhe  në këtë moment kur e hapa, ishte e dashura. Duke biseduar, më tha: ‘Unë kam ikur nga shtëpia dhe unazën e kam lënë në shtëpi’”, – kujton pranë oficerëve i riu i braktisur.

Policia, duke iu referuar dëshmisë së tij, shtonse teksa vajza ia ka mbyllur telefonin, ai është përpjekur që të kontaktojë me të.

“Ajo ma hapi përsëri telefonin dhe e pyeta çfarë po bën kështu. Më tha vetëm kaq: ‘Unë po largohem, unazën e ke tek shtëpia’”.

Në denoncimin e tij, i riu insiston se nuk ka asnjë dijeni për adresën e 20-vjeçares.

“Nuk e di ku mund të ketë shkuar dhe për më tepër nuk di arsyen se përse u largua”, – dëshmon B.Q., në Komisariatin numër 4, sipas burimeve policore që e administruan kallëzimin në datën 21 korrik.

I pyetur se prej sa kohësh njihet me shtetasen e huaj, i riu shton: “Kam dy muaj që njihem me të dhe për këtë gjë kam vënë në dijeni edhe prindërit, nuk kemi kryer celebrim, por vendosëm që të bashkëjetojmë“.

Agjentët e pyesin më tej: a keni patur konflikte ditët e fundit me bashkëjetuesen?

“Jo, asnjë konflikt dhe asnjë mosmarrëveshje, në asnjë moment nuk kemi pasur debate, – vijon ai. – Deklaroj se e kryej këtë kallëzim, pasi jam në merak për vendodhjen e saj, pasi që nga momenti që ka ikur nga shtëpia, nuk kam informacion për të”.

Pak muaj më parë, një histori e ngjashme braktisjeje u bë e ditur në polici dhe ky rast u bë publik nga Gazetasi.al. Një vajzë e re, iu drejtua policisë dhe kërkoi ndihmë prej agjentëve, pasi ishte braktisur nga i dashuri.

“Bëni çdo gjë që ai të rilidhet me mua, ai më do, por nuk e di pse më la”, – deklaroi asokohe e reja, që pavarësisht pretendimit dhe qëndrimit ish i dashuri nuk u bë i gjallë“.

“Ajo e denoncoi më pas ish-partnerin për përndjekje, por ajo që ne kuptuam ishte që vajza me profesion arkitekte, kishte probleme me depresionin e shkaktuar nga ndarja dhe për këtë arsye këmbëngulëm që të kontaktonte një psikolog” – thanë burime policore.

dashura telefonaten tirana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.