Me opinionin se shqiptarët janë “pushtues”, sekretarja e Brendshme e Britanisë së Madhe, Suela Braverman ka gati ligjin që shqiptarëve iu ndalon azil kërkimin. Sipas gazetës “The Sun”, ku citohet një burim qeveritar, ndryshimet pritet të ndodhin përpara Krishtlindjes.
Janë 12.102 shqiptarë në pritje t’u shqyrtohet kërkesa për azil. Deri më tani mediat britanike kanë zbuluar se ky plan do ta përfshi Shqipërinë në listën e bardhë, duke mos-lejuar që shqiptarët të kenë të drejtë azil kërkimi.
Kryeministri Rishi Sunak, u tha deputetëve konservator se për të është prioritet numër 1 korrigjimi situatës me emigracionin e jashtëligjshëm.