Grabitësi që mori një shumë të madhe parash në një qendër Exchange në Tiranë është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke përdorur një biçikletë.
Nga fotoja, autori dallohet i maskuar me kapele dhe një maskë anticovid.
Në pamjet e kamerave të sigurisë, ai shihet duke hyrë brenda në objektin e grabitur pasi ka përfituar nga një moment ku punonjëset kanë lënë të hapur derën e ambientit ku ato qëndrojnë.
Pasi shtyn njërën prej tyre, ai nxjerr një pistoletë për t’i kërcënuar dhe nxiton për të marrë sa më shumë para, duke u larguar më pas me shpejtësi.