Që prej ndarjes nga jeta të bashkëshortit Gjergj Xhuvani, aktorja Luiza Xhuvani është shkëputur përkohësisht nga jeta artistike, e shfaqjet publike.
Përditshmëria e Xhuvanit këto kohë ka qenë si pothuajse e të gjithëve ne, që të izoluar në shtëpitë tona kemi dalë nga shtëpia vetëm për të bërë blerjet e nevojshme.
E veshur me te zeza, me maskën mbrojtese në fytyrë, çadrën e shiut, dhe qesen e pazarit në dorë, aktorja e njohur shqiptare është fotografuar këto ditë teksa ka dalë të bëjë blerjet e përditshme shumë pranë shtëpisë së saj, ku Xhuvani jeton me të bijën.
E humbur në mendime, teksa ka marrë rrugën për në banesë, Luiza kush e di se ç’bluan në kokë, ama ne dimë mirë se publiku me siguri mezi po e pret aktore e madhe në rolet e saj në kinema e teatër.
Talenti i saj i mungon publikut, madje shumë më shumë në këto kohë të vështira!