Pas përfundimit të Festivalit të Këngës, prezantuesja Arbana Osmani u emocionua nga fjalët e të birit, i cili vrapoi të përqafonte të ëmën. Këtë moment, moderatorja zgjodhi ta ndante me ndjekësit e saj në Instagram.
“Më mori shume malli kur dole ti te skena mam” ishin fjalët më të bukura mes plot vlerësimesh që kam marre pas këtij Festivali nga Joni im që ndenji deri në fund në sallë për të më dhuruar përqafimin më të ngrohtë ndonjëherë”, shkruan moderatorja.