“Dy gisht mjaltë”, filmi ku luan Elvana Gjata dhe Ermal Mamaqi u përfol se nuk do të publikohej por vetë Ermali ka shuar zërat për këtë duke postuar trailerin e filmit.
Komedia romantike do të publikohet së shpejti. Në qendër të tij është historia e dashurisë e një çifti, ku ka romancë, ndarje, trishtim, aventurë etj.
Në Trailerin e publikuar nga Ermali shohim se aktorë të filmit janë emra të njohur të kinematografisë shqiptare si Buajr Asqeriu, Natasha Sela dhe Marjana Kondi.