Një ndër çiftet më interesante dhe ndër më të komentuarit gjatë kësaj periudhe ka qenë modelja Oriola Marashi dhe futbollisti Eros Grezda.
Pasi kaluan karantinën së bashku, ata vendosën të mos fshihen më dhe madje Eros konfirmoi hapur lidhjen me Oriolën.
Në rrjete sociale nuk kanë munguar fotot e videot nga i njëjti vend dhe duket se ata kanë kaluar kohën më të bukur me njëri-tjetrin në izolim.
Më në fund sot Oriola ka postuar një foto me Erosin, ku pozojnë të dy të përqafuar, teksa ka vendosur mbi foto edhe një ëngjëll.
Ndonëse fytyrën e futbollistit ajo ka zgjedhur të mbulojë me një emoji, pjesa e gojës e identifikon atë qartazi.