Teksa kishte shkuar për të vizituar një muze, blogerja Armina Mevlani është prekur tej mase nga njëra prej pikturave të Emil Nolde dhe ka shpërthyer në lot para njerëzve.
Mikesha e saj e ka filmuar Arminën me lot në sy, ndërsa kjo e fundit ka pranuar se po qan, pasi e do këtë pikturë.
“Piktura që më bëri të qaj. Më prek thellësinë e shpirtit.”- shkruan Armina krahas fotos ku ndan me ndjekësit pikturën e veçantë.