Partia Socialiste në votimet e fundit në Kuvendin e Shqipërisë, ka pasur pro saj edhe vota nga PDIU-ja. Kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi sqaron votën në Parlament pro ligjeve të qeverisë.
“Së pari ne jemi sovran në vendimmarrjet tona. Votojmë në bazë të bindjes tonë dhe interesit publik. Disa ligje i kemi votuar disa jo, me koshiencë kam votuar ligjin për heqjen e taksimit të dyfishtë. Për ligje të tilla, që kanë të bëjnë me ekonominë, jo vetëm ne por edhe opozitarë të tjerë, kanë votuar. Për kryetaren e Parlamentit ka qenë një votim i fshehtë, por unë vetë kam votuar kundër shkarkimit, për disa arsye. Ndonjëri që mori iniciatiavën nuk na kontaktoi për të na thënë arsyet apo mbështetjen tonë. Nuk mendoj se goditja e znj.Nikolla do të fitonte ndonjë gjë të madhe në këtë betejë politike. Po hyjmë në këto zgjedhje me të njëjtat problematika”,-tha në “AbcNews”.
Për zgjedhjet e 14 majit, Idrizi theksoi se PDIU garon për këshillat bashkiakë. “PDIU garon për këshillat bashkiak. Kush është oferta, e kandidatit për kryetar të bashkisë, pikërisht ato që citova. Pra vizioni që ata kanë për Tiranën. Deri më sot nuk parë ndonjë ofertë, as nga kreu i Bashkisë as nga kandidati i opozitës”,-përfundoi Idrizi.